Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani paralajmëron koalicion të madh midis Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike, duke dhënë edhe arsyet për këtë.
Nga Ylli Manjani:
Supozim jo pa bazë.
——-
Nxitimi i PD për të rizgjedhur Bashën;
-mostërheqja e ministrave teknikë pas humbjes;
-shtyrja në kohë e deklarimit të qeverisë së re nga Rama dhe
-mos deklarimi i PD që është në opozitë, të çojnë në një konkluzion:
Po gatuhet koalicioni i madh PS-PD!
Justifikimi formal është i fortë: të përballojmë politikisht negociatat për anëtarësim! Janë të vështira e me shumë kosto ç’është e vërteta. Kanë rënë thuajse të gjitha qeveritë që negociuan anëtarësimin në BE.
Arsyeja e vërtetë: të amnistojnë veten nga e shkuara dhe të imunizohen nga veprimtaria e SPAK, që është një institucion i fortë kundër pushtetit!
Morali?! Si gjithmonë, pa moral! Do hiqet një tepsi për të vënë një govatë!
Jam i sigurt qe ekziston ky plan! Padyshim më i keqi për demokracinë!
Të shohim a do mund të realizohet!



