Tentoi të përdhunonte me dhunë 50-vjeçaren, në pranga 65-vjeçari në Durrës

Tentoi të përdhunonte me dhunë 50-vjeçaren, në pranga 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar nga Durrësi ka përfunduar në prangat e policisë pas  tentativës së tij për të kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare dhe se në tokën në pronësi të tij, në fshatin Ishëm, kishte kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Perëndimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 65 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Ky shtetas, pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, ishte larguar menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, por pas kontrollit të zonës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 65-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe kanë asgjësuar 28 bimë të dyshuara narkotike kanabis të kultivuara në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura",  mbetur në tentativë ,  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe “Kultivimi i bimëve narkotike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy