
"Ka një vit që bëjmë greva, por ata që qeverisin e injorojnë krizën e klimës... Nuk ka zgjidhje të qëndrueshme", është shprehur e zhgënjyer, por pa u dorëzuar Greta Thunberg, në një deklaratë për shtyp në Madrid, ku po zhvillohet konferenca e klimës. Nëntë orë udhëtim me tren nga Lisbona. "Le të shkojmë përpara me veprimin tonë", ka thënë ajo, duke shpresuar se diçka konkrete do të dalë nga COP25.
Aktivistja e re suedeze, mbërriti me një pankartë nën krah ku shkruhej "Grevë për klimën", pankartë të cilën ajo e mban gjithmonë me vete: që nga demonstratat e së Premtes që filluan në gusht të vitit 2018 para parlamentit suedez që frymëzuan lëvizjen rinore të të gjithë botës “E Premtja për të ardhmen”.



