Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po fillon testimi i parë njerëzor i një lloji të re pilule kundër bombës së pistë, i projektuar si antidot për të hequr ndotjen e dëmshme radioaktive nga trupi.
Ilaçi HOPO 14-1, mendohet se funksionon kundër disa materialeve që mund të përdoren në armë, duke përfshirë uraniumin.
Nëse rezulton i sigurt dhe efektiv, mund të mbrojë kundër dëmtimit të mundshëm nga aksidentet bërthamore ose sulmet terroriste.
Rreth 42 vullnetarë do të provojnë doza të ndryshme, duke kontrolluar për efektet anësore.
Do të ketë monitorim intensiv të sigurisë, me rezultatet nga studimi i fazës së parë që priten në vitin 2024, thonë drejtuesit e testimit të kryer nga SRI International i Menlo Park, Kaliforni, të cilët po marrin fonde nga Instituti Kombëtar i Shëndetit.
I njohur gjithashtu si një pajisje shpërndarëse radiologjike ose RDD, një bombë e pistë është një eksploziv që është përzier me material radioaktiv në mënyrë që kur të shpërthejë të ketë ndotje të zonës së shpërthimit.
Një bombë e pistë nuk është një bombë bërthamore ajo është “armë e përçarjes në masë” dhe jo “shkatërrimit masiv”, thotë Komisioni Rregullator Bërthamor i SHBAm raporton BBC.
Reja e rrezatimit nga një bombë e pistë mund të shpërndahet brenda disa blloqeve ose miljeve nga shpërthimi, ndërsa një bombë bërthamore mund të përhapet mijëra kilometra katrorë.
Ekspozimi ndaj rrezatimit mund të dëmtojë ADN-në, indet dhe organet e një personi, duke çuar në sëmundje, duke përfshirë kancerin, prandaj një ilaç oral që mund të kundërshtojë disa nga efektet do të ishte i dobishëm.
Tashmë ekzistojnë dy injeksione të ndryshme që mund të përdoren për të trajtuar njerëzit që janë ekspozuar ndaj plutoniumit radioaktiv, americiumit ose kuriumit.
Për dekada, ekspertët kanë ditur se tabletat e jodit mund të përdoren për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve nëse jodi radioaktiv është lëshuar në mjedis, dhe diçka e tillë iu dha njerëzve në vitin 1986 kur ndodhi aksidenti bërthamor në termocentralin e Çernobilit.
Një tjetër pilulë, bluja prusiane (heksacyanoferrate ferrik kaliumi), mund të ndihmojë në largimin e ceziumit radioaktiv dhe taliumit.
Nëse HOPO 14-1 funksionon, do të ishte një tjetër mjekim që i shtohet stokut, duke ofruar mbrojtje kundër uraniumit dhe neptuniumit, përveç plutoniumit, americiumit dhe kuriumit.
Gjithsesi deri më tani nuk ka pasur ende një sulm të suksesshëm me bomba të pista askund në botë, pavarësisht përpjekjeve.
Në vitin 1996, rebelët nga Çeçenia vendosën një bombë që përmbante dinamit dhe cezium-137 radioaktiv në parkun Izmailovo të Moskës. Shërbimet e sigurisë zbuluan vendndodhjen e saj dhe ajo u çaktivizua.
Në vitin 1998, shërbimi inteligjent i Çeçenisë gjeti dhe çaktivizoi një bombë të pistë që ishte vendosur pranë një linje hekurudhore në Çeçeni.



