Rama mbledh liderët shqiptarë të MV/ Iseni: Do t’i dakordsojë ata që të mos kushtëzojnë ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Rama mbledh liderët shqiptarë të MV/ Iseni: Do t’i dakordsojë ata që të mos kushtëzojnë ndryshimet kushtetuese (VIDEO)

Liderët e partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut sot në Tiranë do të zhvillojnë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Pjesëmarrjen në këtë takim pothuajse e kanë konfirmuar të gjithë drejtuesit e partive politike në Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me shkakun e këtij takimi, analisti nga MV, Xhenur Iseni, tha për MCN live se i njëjti si ai i vitit 2016 është protokollar.

Që kur kryeministri Rama u tha se do të mbledh partitë shqiptare, filluan teoritë e konspiracionit dhe këtë më së shumti po e shfrytëzon opozita. Mediat këtu kanë shkuar aq larg sa kanë thënë se po bëhet platforma e dytë kur thonë se Maqedonia e do të federalizohet, d.m.th. janë broçkulla që mund ta kontaminojnë opinionin maqedonas.

Sipas meje, nuk ka ndonjë arsye tjetër, por faktin se fillimisht mendoj se Rama me këtë takim po i bën nder Ali Ahmetit të BDI dhe Artan Grubit, sepse një grup i madh po i kërkon shkarkimin e z,.Grubi nga funksionet dhe është e rëndësishme që z.Ahmeti ti bëjë përshtypje se kanë legjitimimin e Tiranës zyrtare sepse këtu është e rëndësishme që partitë këtu të kenë marrëdhënie të mirë dhe bekimin e Tiranës zyrtare.

Sa i përket partive të tjera, pos kryetarit të BDI, të tjerët nuk janë të kënaqur me takimin, sepse përvoja e para gjashtë viteve nuk ka qenë e lakmueshme për ra, aty përfitoj vetëm Ali Ahmeti e jo të tjerët.

Por ata nuk guxojnë të refuzojnë ftesën e Ramës sepse do të merrnin pikë negative nga elektorati, sepse këtu kanë efekt marrëdhëniet me Tiranën zyrtare.

Mes tjerat duke hequr një paralele me takimin e para gjashtë viteve, Iseni vlerëson se e gjitha është pasojë e një gjuhe të urrejtjes nga ana e opozitës për shqiptarët, të cilët u munduan ta cilësojnë ata takim si dakordësim të shqiptarëve për federalizmin e Maqedonisë së veriut, gjë që po e bëjnë edhe para takimit të sotëm.

Takimi i vitit 2016, kishte ndikim sadopak që të ndodhin rasti i trazirave në Parlament, ai takim krijoj një gjuhë të paparë të urrejtjes ndaj shqiptarëve, këtë gjuhë e promovojë atë kohë opozita e Nikolla Gruevskit, se kinse në atë takim që ndodhi para 6 viteve është dakorduar federalizmi i MV dhe këtë më së miri e shfrytëzuan që të përfitojnë votat e ultranacionalistë për opozitën maqedonase, dhe këtë po mundohen ta bëjnë edhe tani edhe për takimin e sotëm.

Kanë vërshuar lajmet së kinse sot përgatiten platformën  dytë e Tiranës me liderët shqiptar, gjë që nuk është e vërtetë se këtë nuk mund tua tregosh ultra nacionalistëve të VMRO/DPMNE të së majtës, qe ë këto dy ditë kanë bërë çmos ta kontaminojnë opinionin.

Siç thashë takimi i sotëm pos që është protokollar, më së shumti është që Rama ti dakordësoj liderët shqiptar që të mos kushtëzojnë ndryshimet kushtetuese dhe mendoj se këtu sadopak kanë pasur ndoshta një parabisedë me kryeministrin Kovacevski, sepse ai nuk mund të bind disa parti shqiptare të votojnë pa kushtëzime ndryshimet kushtetuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy