Kreu i PD Lulzim Basha i ka bërë thirrje Drejtorit të Policisë Gledis Nano që të dorëzojë të gjitha informacionet e kërkuara nga komisioni hetimor sa i takon udhëtimeve të ministrave dhe sistemit TIMS.
Gjej rastin t’i bëj thirrje Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano. Në bazë të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, nuk mund t’i mohojë Policia e Shtetit aksesin në informacionin e kërkuar nga komisioni hetimor të lëvizjes së personave për të cilët është bërë kërkesa. Ia bëj këtë kërkesë sepse e di po kështu nga informacionet e ardhura në PD, se ndalimi i raportimit të të dhënave të sistemit TIMS nuk është bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, por është bërë me urdhër politik nga lart. Nuk ka lart kur vjen puna te zbatimi i ligjit. Z. Gledis Nanos i bëj thirrje që prej ditës së hënë, afatit më të shkurtër të mundshëm, e di se sa kollaj është për t’i kthyer përgjigje komisionit hetimor, dhe t’i thuhet nëse këta ministra ose persona kanë udhëtuar së bashku në tokë, det apo ajër, apo sa herë kanë udhëtuar. Mosbashkëpunimi i Policisë së Shtetit me Komisionin parlamentar për hetimin e inceneratorëve përbën një diskrititim të Policisë së Shtetit para ndërkombëtarëve dhe partnerëve”, tha Basha.



