Eksperti gjerman: Nëse ekonomia italiane dështon, në Eurozonë do të kemi një problem të madh

Eksperti gjerman: Nëse ekonomia italiane dështon, në Eurozonë do të kemi një problem të madh

Tregjet financiare reaguan me nervozizëm pas alarmit që ka ngritur FMN-ja për situatën në Itali. Kreu i Institutit Financiar në Gjermani, Clemenz Fust, e ka konfirmuar këtë fakt, që ka lidhje me rritjen e deficitit. "Tregjet financiare janë veçanërisht nervoze, sepse qeveria italiane ka devijuar nga rrjedha e paraardhësve të saj.

Qeveria e mëparshme tha se do të reduktojë deficitin vitin e ardhshëm në 0.8% dhe do të arrijë një buxhet të balancuar në 2020-n. Tani qeveria ka njoftuar se do të lëvizë në drejtimin e kundërt dhe se do ta rrisë deficitin. Përveç kësaj, disa nga reformat e vjetra të qeverisë, si ato në tregun e punës, po ndryshojnë.

"Kjo do të dëmtojë zhvillimin dhe do të shkaktojë shqetësim të madh për investitorët", thotë ai. Borxhi i paparashikueshëm i Italisë, në shumën 2.3 trilionë euro, kur dihet se shumë banka italiane kanë obligacione qeveritare në bilancet e tyre, krijon një përzierje eksplozive dhe jashtëzakonisht të rrezikshme, vlerëson ekonomisti gjerman.

"E gjithë situata është veçanërisht e rrezikshme për Italinë. Megjithatë, rreziku nuk është aq i madh sa në krizën e fundit. Në Greqi, bankat kanë problemet e tyre, ato shpesh kanë më shumë kredi të këqija sesa në Itali. Ne shohim një rrezik më të ulët në Portugali ose Spanjë, dhe kjo është pozitive. Megjithatë, Italia është një vend i rëndësishëm dhe financiarisht 10 herë më i madh se Greqia. Kjo do të thotë se nëse ajo dështon, atëherë ne do të kemi një problem të madh në Eurozonë dhe një krizë të re, ndërkohë Italia, është aq e madhe sa në një rast të tillë, nuk ka mundësi shpëtimi si në rastin e Greqisë’’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy