Dhimbje në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, çfarë pritet të ndodhë sot

Dhimbje në Britani pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, çfarë pritet të ndodhë sot

Flamujt janë valëvitur në gjysmështizë që prej ditës së djeshme në Britani, në të gjitha ndërtesat qeveritare dhe shërbimet publike, si dhe në pallate, pas shpalljes së vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth.

Mijëra njerëz u mblodhën jashtë Pallatit Buckingham dje, me lot në sy dhe kënduan spontanisht “God Save the Queen” kur u publikua lajmi për vdekjen e saj.

Tashmë kanë filluar përgatitjet për funeralin e Mbretëreshës Elizabeth, sipas protokollit. Mbretëria e Bashkuar po hyn në një periudhë zie 10-ditore, ndërsa disa krerë shtetesh nxituan t’i japin lamtumirën mbretëreshës.

Për shkak se Mbretëresha Elizabeth vdiq në Skoci, operacioni Unicorn pritet të zbatohet për të transportuar trupin në Londër.

‘Operacioni Unicorn’ është pjesë e ‘Operation London Bridge’, i cili përfshin hapat e ardhshëm, atë që do të vijë pas vdekjes së mbretëreshës më jetëgjatë të Mbretërisë së Bashkuar.

Faqja e internetit e familjes mbretërore ndryshoi sfondin e saj në zi. Sot, në orën 10:00 të mëngjesit, mbreti i ri i vendit, deri më tani Princi Charles, do të shpallet zyrtarisht monark i Mbretërisë së Bashkuar nga Këshilli i Fronit.

Tani e tutje ai do të quhet Mbreti Charles III, ndërsa gruaja e tij Camilla Parker Bowles do të mbajë titullin e “bashkëshortes mbretërore”.

Të gjithë burrat e Këshillit gjatë ceremonisë duhet të veshin një kostum mëngjesi me kravata të zeza ose të errëta. Mbreti i ri më pas pritet t’i drejtojë fjalimin e tij të parë popullit britanik.

Parlamenti do të mblidhet më vonë për të nderuar Mbretëreshën dhe për të miratuar mesazhin e ngushëllimit. Më pas puna e tij do të pezullohet për 10 ditë.

Në orën 15:30 kryeministrja e vendit Liz Truss dhe anëtarët e kabinetit të saj do të shkojnë në Pallatin Buckingham për një takim me mbretin e ri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy