Linja Kamëz-Tiranë ka integruar në flotën e saj, sistemin zanor që tregon secilin prej stacioneve për të orientuar qytetarët, shembull i cili është marrë nga shtetet europiane. Dashnor Mema, kreu i Shoqatës së Transportit Publik, thotë se reagimi ka qenë pozitiv dhe pret që ky shërbim të shtrihet në të gjitha linjat.
Ne shpresojmë që ky të jetë fillimi i mbarë i një shërbimi që duhet të shtrihet në çdo linjë tjetër. Ka reagim pozitiv. U vjen në ndihmë kategorive të ndryshme të qytetarëve dhe turistëve. Do të ndikojë për mirë te të gjithë operatorët. Ne e kemi mirëpritur, nuk e dinim që do të kishte një ndikim kaq të madh.
Sistemi është i tillë që të tregon stacionin në të cilin je dhe tjetrin pasardhës. E përmirëson shërbimin. Shpresojmë që të vendosen edhe tabelat elektronike. Duhen edhe tabelat informuese në stacione dhe korsitë e dedikuara.
Sa i takon biletës elektronike, Mema tha se duhet aplikuar fillimisht në linjat interurbane.
Jemi në fazën e procesit të fiskalizimit. Do një menaxhim shumë të madh dhe duhet që të gjithë komponentët të bëhen bashkë. Do të ishte e bëshme më mirë në transportin ndërqytetas. Ne e kemi thënë që në vitin 2021. Duhen disa faza për ta bërë funksionale.
Ne shpresojmë dhe mendojmë që duhet të mbyllet dhe ka ardhur koha që transporti ndërqytetas ta konkretizojë para se të mbyllet viti 2023.



