
Arkady Babchenko, gazetari rus, i cili u raportua se ishte qëlluar për vdekje në Kiev, është gjallë dhe i ka befasuar të gjithë kur ka dalë në një konferencë shtypi në Ukrainë.
Babchenko u shfaq në një konferencë për shtyp të policisë të mërkurën pasdite përpara gazetarëve, të cilët kishin pritur përditësime mbi hetimin për vrasjen e tij.
Vasily Gritsak, kreu i Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, u tha gazetarëve se agjencia kishte falsifikuar vdekjen e Babchenko për të kapur njerëzit që po përpiqeshin ta vrisnin.
Të martën, policia ukrainase kishte thënë se Babchenko, një kritik i Kremlinit dhe korrespondent veteran i luftës ruse, u qëllua tri herë në shpinë kur u largua nga banesa e tij për të blerë bukë. Një zyrtar qeveritar i tha medias se Babchenko, 41 vjeç, kishte vdekur në ambulancë në spital.
Por të mërkurën, zyrtarët thanë se vrasja e gazetarit rus u urdhërua nga vetë shërbimet ruse të sigurisë.
Duke folur për gazetarët, Babchenko kërkoi falje, duke thënë: "Unë kam qenë i detyruar të varros miqtë dhe kolegët e mi shumë herë dhe e di ndjenjën e keqe".
Me sa duket, ai nuk u tha as anëtarëve të tij më të afërt të familjes për planin.
"Dua t'i kërkoj falje në veçanti gruas time, Olechka, nuk kisha asnjë mundësi tjetër", tha Babchenko në një dhomë gazetarësh të habitur. "Operacioni ishte një përgatitje për dy muaj."
Më parë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka hedhur poshtë akuzat e Ukrainës se Moska qëndronte pas vrasjes së një gazetari disident rus në Kiev, duke e quajtur atë pjesë të një fushate anti-ruse.
Arkady Babchenko, një kritik i presidentit Vladimir Putin , u qëllua për vdekje në Ukrainë të martën, ku ai ishte larguar nga Rusia pas një serie kërcënimesh. Policia në Kiev tha se vrasja e profilit të lartë mund të ketë qenë e lidhur me raportimin e tij.
Lavrov tha se ishte "shumë i trishtuar" se Moska është akuzuar për vrasjen, sipas Agence France-Presse.
Kryeministri ukrainas, Volodymyr Groysman, tha të martën vonë se ishte i bindur tek ajo që ai e quajti "makina totalitare ruse" nuk e kishte falur Babchenko për atë që Groysman e quajti ndershmërinë e tij.
Babchenko, një korrespondent veteran i luftës ruse, u qëllua tri herë në shpinë pasi u largua nga banesa e tij për të blerë bukë. Ai u gjet në gjak nga gruaja e tij dhe humbi jetën në ambulancë gjatë rrugës për në spital.
Babchenko ishte shumë kritik ndaj qeverisë ruse gjatë viteve të fundit. Ai kritikoi aneksimin e Krimesë nga Putin dhe mbështetjen e shefit të Kremlinit për separatistët e Ukrainës juglindore. Ai u largua nga Rusia në shkurt 2017, duke shkruar se ishte "në një vend ku nuk ndihej më i sigurt".
Edhe Alexey Navalny, udhëheqësi i opozitës ruse dhe anti-korrupsioni, e përshkroi vrasjen e Babchenko si "tronditëse" . "Nuk kam asnjë dyshim se shkaku i këtij krimi monstruoz ishte pozicioni politik publik i Arkady dhe aktivitetet e tij profesionale gazetareske", shkroi Navalny.
Zyrtarët ukrainas dhe rus menjëherë fajësuan njëri-tjetrin gjatë vdekjes së tij. Anton Gerashchenko, një ligjvënës ukrainas i cili shërben si këshilltar i ministrit të Brendshëm, tha në Facebook se hetuesit do të shikojnë përpjekjet e agjencive ruse të spiunazhit për të hequr qafe ata që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për atë që po ndodh në Rusi dhe Ukrainë".
Alexander Bortnikov, kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë (FSB), tha se akuzat e Ukrainës pas vrasjeve ishin të pakuptimta dhe ishin një provokim, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.



