
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se Ahmetaj i sheh akuzat ndaj tij të ngarkuara padrejtësisht dhe sipas tij ai është duke u bërë “kokë turku” për tu fshehur persona më të mëdhenj. Sipas Sejaminit Ahmetaj e di që e vërteta për këtë çështje nuk do të dalë asnjëherë. Sipas Sejaminit ajo që i jepet publikut është një fragment i kësaj çështje për të fshehur që shteti është i kapur. “Po të shikosh gjithë diskursin e zotit Ahmetaj vë re një gjë, ai ka një pakënaqësi të madhe që ja kanë hedhur dhe ai mendon se e kanë ngarkuar padrejtësisht. Ai mendon pse ai dhe jo të tjerët dhe sinqerisht mendoj që duan ta bëjnë kokë turku për të fshehur më të mëdhenjtë. S’ka asnjë pikë dyshimi që Ahmetaj ka qenë i përfshirë në këtë skemë. S’kam pikë dyshimi që ai di gjithçka, por ajo që po I jepet publikut nuk po i jepet e gjithë skema dhe afera. Ajo që po i jepet publikut është fragmentimi i kësaj çështje për të mos treguar që shteti është i kapur nga dy njerëz. Problemi është që dy persona, por njerëz modestë në keq bërjen e tyre. Këta nuk janë njerëz miliardera, në fillim kanë qenë me disa biznese por tani ata kanë kapur të gjithë shtetin, s’kanë lënë njeri pa kapur. Zoti Ahmetaj e di që po gjykohet vetëm ai. Ai e di që e vërteta për këtë çështje s’do dalë asnjëherë. Prokuroria të na thojë ne si u morën 17 vendime për 24 orë. Zoti Ahmetaj e kupton që këta do i japin më shumë.”, u shpreh Sejamini.



