
Bansky ka pranuar se grafiti "Fëmija i humbur" është vepër e tij.
Ky grafit u shfaq në mes të majit në Venecia dhe nuk i dihej autori.
Artisti ka publikuar foton e veprës në faqen e tij zyrtare në Instagram, një ditë pas publikimit të videos së instalacionit të lëvizshëm "Venice in oil" (Venecia në vaj).
Banksy është artist britanik i rrugës, i cili ka zgjedhur të mbetet anonim, por është shumë i famshëm në të gjithë botën.
Punimet e tij shfaqen herë pas here në muret e kryeqyteteve të botës, duke ngjallur kureshtjen dhe admirimin e miliona njerëzve.



