
Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit është marrë në pyetje nga SPAK në lidhje për pasurinë.
Pasi doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ajo dha një prononcim të shkurtër për mediat ku u shpreh:
Jam krenare për vajzën që kam. Kjo histori ka nisur që kur vajza ime ka nisur të merret me djegësat. I sqarova të gjitha gjërat. Më pyetën për çështjen e shtëpisë, unë s’jam pa shtëpi, kam punuar gjithë jetën. Për pronën time u pyeta. S’kam qenë pa punë se do më kishin nxjerrë këto me një pension 160 mijë lekë. Celulari im s’ka ndonjë gjë të veçantë. Unë s’kam bërë tendera!”



