Detaje nga “Plumbi i Artë 2”/ Rusta: Janë ekzekutuar 12 nga 36 masa të SPAK. Erion Alibeaj, bashkëpunëtor i drejtësisë

Detaje nga “Plumbi i Artë 2”/ Rusta: Janë ekzekutuar 12 nga 36 masa të SPAK. Erion Alibeaj, bashkëpunëtor i drejtësisë

Gazetari Arsen Rusta ka zbardhur të tjera detaje në lidhje me operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2”, ku në total janë lëshuar 36 masa sigurie. Në një lidhje për edicionin e lajmeve në MCN TV gazetari Arsen Rusta tha se janë ekzekutuar 12 prej këtyre masave.

Është një hetim i Prokurorisë së Posaçme i ndjekur nga dy prokurorë, Behar Dibra dhe Dolores Musabelliu, të cilët kanë mundur të bindin gjykatën për të lëshuar 36 masa sigurie, mes tyre ish-oficerë policie dhe ish-magjistratë, si ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, ndaj të cilës rëndon masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’. Bëhet fjalë për ngjarje që kanë tronditur opinionin publik, kanë cenuar sigurinë e rendin, si vrasjen e trefishtë në Bradashesh, me viktimë Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri si dhe shtetasi turk Erdal Durunay në dhjetor të 2018. Nga ana tjetër bëhet fjalë për zbardhjen e vrasjes së Klevis Kapllani në Rrogozhinë dhe atentati ndaj vëllezërve Klevi dhe Eraldo Baho në Elbasan, ku mbeti i vdekur njëri prej tyre dhe tjetri i plagosur. Në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për akuzën e vrasjes, vrasjes së kryer në bashkëpunim, sigurimi i kushteve për të kryer vrasje, dhe grupi i strukturuar kriminal, janë këto 36 masa sigurie. Operacioni vazhdon të jetë në terren. Rezulton që deri në këtë fazë të hetimit bashkëpunëtori i drejtësisë të jetë bërë Erion Alibeaj”.

MCN TV mëson se disa nga emrat për të cilët janë lëshuar masa sigurie në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” janë: Talo Çela, Altin Kamami, Rexhino Doçi, Arben Lamçja, Arsen Mema, Eljo Bitri, Leam Rragami, Elvis Daka alias Dragoviç, Dorjan Dyli, Matilda Hoxholli, Denada Todi, Flobenc Meçja, Armis Stafa, Maksim Koçi, Erzen Çopja, Franc Çopja, Hajdar Bako alias Çopja, Mikael Qosja, Martin Musaj, Guri Biba, Pajtime Fetahu, Renato Masuku, Leonardo Rragami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy