
Ajo që ndodhi në burgun e Peqinit ka qenë një ngjarje e paralajmëruar. Pesë më parë, i dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, vrau një tjetër të burgosur, Arben Lleshi, dhe plagosi shokun e tij të qelisë, Indrit Shaqja.
Mënyra sesi Majcaj e ka siguruar armën e zjarrit me të cilën kreu vrasjen mbetet ende mister, ndërkohë për ngjarjen u vunë në pranga 11 zyrtarë të burgut të Peqinit, mes të cilëve ish-drejtori Kamber Hoxha, shefi i regjimit të brendshëm të burgut, Qani Muça, ish-shefi i policisë së burgut Nikolin Gjonpali etj.
Megjithatë, mungesa e sigurisë në burg është ngritur si problem nga drejtori i komanduar, Kamber Hoxha, i cili në një letër drejtuar drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Admir Abrija, e vë atë në dijeni për një sërë problemesh të kësaj natyre në burgun e Peqinit.
Letra mban datën 30 nëntor 2023 dhe mes problematikave evidentohet edhe mosfunksionimi i skanerit, nga i cili dyshohet se ka përfituar personi që i ka futur Mjacajt armën me të cilën do të kryente vrasjen dy javë më pas.



