Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia pritet të mbyllë kazinotë dhe pikat e basteve

Pas Shqipërisë, edhe Maqedonia pritet të mbyllë kazinotë dhe pikat e basteve

Qeveria maqedonase po përgatit disa ndryshime në ligjin për lojërat e fatit. Siç raporton agjencia e lajmeve INA, zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, është shprehur se Ministria e Financave është në fazën e përgatitjes së ndryshimeve dhe plotësimeve të ligjit për lojërat e fatit.

Sipas Hoxhës, para se t’i jepet forma përfundimtare, ky ligj do të diskutohet me opinionin dhe palët e interesuara. Po ashtu, burime qevritare janë shprehur për Gazetën Lajm se seriozisht do të shqyrtohet edhe mundësia që të ndiqet shembulli i Shqipërisë në lidhje me këtë ligj.

Partitë politike, në mënyrë të veçantë ato shqiptare, kanë treguar gatishmëri për të përkrahur mbylljen e kazinove dhe pikave të basteve.

 “Në qoftë se do ketë propozim, kuptohet që do e marrim vendimin më të mirë në favor të qytetarëve duke i luftuar këto fenomene që po vrasin shpresën e rinisë, dhe po bëhen element degjenerues i mbarë shoqërisë së sonë”, thotë Flakron Bexheti, zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët.

Edhe Lëvizja Besa- Shkup, e cila është pjesë e shumicës parlamentare, nuk e përjashton mundësinë për përkrahje të ligjit të tillë.

“Ne na duket qëndrim i drejtë ai i Qeverisë shqiptare dhe ne do ta kishim diskutuar në Qeveri mundësinë e tillë. Gjithsesi, mbetemi të përkushtuar në luftën kundër veseve shoqërore”, thotë zëdhënësi i Lëvizjes BESA- Shkup, Orhan Murtezani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy