Erë e fortë dhe det me dallgë/ Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin detar (VIDEO)

Erë e fortë dhe det me dallgë/ Kapiteneria e Vlorës pezullon lundrimin detar (VIDEO)

Kapitaneria e Vlorës ka pezulluar këtë të mërkurë lundrimin detar për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit.

Shkak është bërë era e fortë bregdetare dhe deti me dallgë.

Shpejtësia e erës shkon në det të hapur 20 metër për sekondë ndërsa në gji deri në 30 metër për sekondë. Dallgët e detit në gji shkojnë deri në 1.5 metra lartësi në gji dhe në det të hapur deri në 3 metra duke e bërë të pamundur lundrimin e këtyre mjeteve.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, është kërkuar bashkëpunimin i të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit u është bërë thirrje t’i sigurojnë mjetet në vende të posaçme për të shmangur dëmet që mund të shkaktohen nga përplasja e tyre me kalatat apo bregdetin se ku janë ankoruar si dhe për të shmangur gjithashtu incidentet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy