
Robert Gajda, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi tha në studion e lajmeve në MCN Tv se fenomeni i diskriminimit me bazë gjinore është global duke shtuar se Shqipëria paraqet problematikat e veta duke qenë se ne mbetemi një shoqëri patriarkale që në pjesën më të madhe e ndrydh figurën e gruan dhe krijon paragjykime.
Më tej, Gajda theksoi se diskriminimi gjinor në vendin tonë mbetet i trashëguar.
Fenomeni i diskriminimit është global, haset në të gjitha shtetet, pavarësisht avancimit të tyre në lidhje me të drejtat e njeriut dhe demokracinë që kanë. Në pjesën më të madhe mbetet shqetësim dhe arsyeja kryesore pse vazhdon diskriminimi me bazë gjinore lidhet me elementë kulturorë, historikë dhe ekonomikë. Shqipëria paraqet problematikat e veta, ne mbetemi një shoqëri patriarkale, është një lloj patriarkati që në pjesën më të madhe e ndrydh figurën e gruas dhe krijon paragjykime dhe stereotipe.
Sa i përket llojeve të problemeve ato janë të ngjashme, duke u nisur nga rasti më ekstrem që lidhet me femicidin, haset dhe në vende të tjera, etniteti mund të ndryshojë. Shqipëria ka një numër të lartë në krahasim me vendet e tjera.
Edhe sa i përket dhunës në familje mbetet e njëkahshme. Janë gjithmonë gratë dhe vajzat ato që dhunohen në familje, flas jo vetëm për dhunën fizike, por edhe për të të vendosurit në pozita të dhunuara gratë dhe vajzat. Në pjesën më të madhe ushqehen në përditshmëri. Një ushqim i përditshëm janë ato paragjykime dhe stereotipe që mbahen të gjalla.
Ne mbetemi shoqëri e dhunshme, i lidhim konfliktet duke vendosur forcë dhe kjo duket dhe në mënyrën si debatojmë. Kjo trashëgohet dhe tek fëmijët. Nuk po ndreqet as me breza. Nëse në shumë aspekte të tjera të diskriminimit ne shohim që janë brezat ata që pranojmë më shumë të ndryshme, kur bëhet fjalë për diskriminim gjinor mbetet i trashëguar. Familje që gjenerojnë djem që kthehen në dhunues.
Sipas Komisionerit, nevojitet masa më të forta nga ana e organeve publike, duke shtuar se duhet të rriten shërbimet sociale për gratë e dhunuara.
Nevojitet masa më të forta nga ana e organeve publike. Kemi bërë përçapje për të ashpërsuar dënimet.
Avancime shohim, por nuk shohim ndryshime të mëdha. Shohim mangësi dhe të institucione publike , sidomos në ofrimin e shërbimeve që janë të nevojshme.
Kemi vendimmarrje kur ndodh dhuna në familja , dhe pse është vendosur distanca, bashkëshortët jetojnë në një banesë.
Është e nevojshme të rriten shërbimet sociale, të krijohen kushte jo vetëm në aspektin represiv, por kushte për ato gra të dhunuara që të vazhdojnë jetën. Është pamundësi ekonomike që i detyron të pranojnë dhunën.
Më tej, Gajda tha se burgu nuk është gjithmonë zgjidhje dhe se vëmendja e shtetit duhet të jetë dhe tek dhunuesit, parandalimi i ngjarjeve të tilla dhe ndërtimi i politikave për riedukim.
Problemi është social, lidhet me familjen, nuk është gjithmonë burgu zgjidhja. Vëmendjen e shtetit duhet të shkojë tek viktima, por nga ana tjetër vëmendja duhet të jetë dhe tek dhunuesit, duhet parë shkaqet dhe të fillojë nëpërmjet politikave të parandalojë, duhet të riedukohen. Dhuna në familja shkakton trauma.



