Djarmati: Arbitrat i kanë hequr 6 pikë në katër javët e fundit Vllaznisë

Djarmati: Arbitrat i kanë hequr 6 pikë në katër javët e fundit Vllaznisë

Te Vllaznia kanë pretendime për arbitrimin, në 4 ndeshjet e tyre të fundit. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, drejtori i shkodranëve, Matko Djarmati u shpreh se Vllaznisë i janë hequr 6 pikë në 4 javët e fundit, për shkak të gabimeve të arbitrave.

Ai zbuloi se ditën e nesërme do të dërgojnë një ankesë në FSHF për gabimet e arbitrave, në dëm të kuqebluve.

“Në 4 ndeshjet e fundit, ne në klub mendojmë se na kanë dëmtuar arbitrat me 6 pikë. Janë shumë probleme që kanë ndodhur në javët e fundit. Do mundohemi të bëjmë çfarë të kemi mundësi, për të ndryshuar këtë. Nesër do të paraqesim një ankesë me rastet ku ne mendojmë se na është bërë padrejtësi në 4 javët e fundit. Do përgatisim këtë dhe do e dërgojmë në Federatë. Jemi 13 pikë pas Tiranës, me 6 pikët që na janë hequr nga gabimet e arbitrave, do të ishim vetëm 7 pikë larg.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy