
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Golem të Kavajës, ku një çift janë gjetur pa shenja jete në banesë. Sipas policisë, një burrë e një grua janë gjetur pasditen e sotme, rreth orës 17:45, në një banesë në katin e dytë të një pallati.
Policia bën të ditur se nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja e tyre të ketë ndodhur si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Njoftimi i policisë:
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi Mihal Jani, 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja Anila Llulla, 50 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.



