Emigrantët, Bushati: Është koha t’i kthejmë borxhin Italisë (VIDEO)

Emigrantët, Bushati: Është koha t’i kthejmë borxhin Italisë (VIDEO)

Shqipëria është e gatshme për të pritur 20 prej 137 emigrantëve të bllokuar prej pesë ditësh në Katania të Italisë. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në një intervistë për të përditshmen italiane “Corriere della Sera”, shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për t’iu ardhur në ndihmë emigrantëve eritreas, por edhe Italisë që vite më parë ka pritur mijëra shqiptarë, duke lëshuar kështu një mesazh edhe për vendet e tjera. 

“Kur eritreas ishim ne, 26 vjet më parë, ju italianët na hapët dyert, na mirëpritët në shtëpi dhe na ushqyet. Sot duam t’ua kthejmë nderin, edhe pse shumë herë më pak, duke pritur 20 refugjatë të anijes Diciotti”, shprehet Bushati në një intervistë telefonike për “Corriere della Sera”.

Kreu i diplomacisë shqiptare thotë se emigracioni kërkon një përgjigje paneuropiane, pasi nuk mund t’i lihet një vendi të vetëm dhe çdo kryeqytet mund të bëjë pjesën e tij.

Për momentin bëhet fjalë për vetëm 20 refugjatë, por nuk përjashtohet mundësia që mund të jenë edhe më shumë. “Sigurisht, bazuar në kapacitetet që kemi, më shumë nuk mund të ofrojmë”, shprehet Bushati.

Ministri i Jashtëm shqiptar e përjashton idenë e ndërtimit të kampeve për refugjatët në Shqipëri. “Jemi kundër kësaj ideje dhe kryeministri Rama është shprehur qartë: Kampet nuk janë përgjigja e duhur për fenomenin e emigracionit”.

Zëvendëskryeministri Italian, Luigi Di Maio, ishte ndër të parët që vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës së emigrantëve.

“Pas katër ditësh arritëm të gjenin solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin për të qenë pjesë e BE-së. Por, për mua është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë fundosur Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve të respektuar që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Italinë e pastaj na mbyllin dyert në fytyrë”, u shpreh Di Maio.

Anjia “Diciotti” me 137 emigrantë në bord qëndroi e bllokuar për pesë ditë në portin e Katanias, duke shkaktuar debate në politikën italiane dhe atë europiane. Pas identifikimit dhe transferimit në një qendër pritjeje në Mesina, ata do të shpërndahen në Kishën Italiane, në Shqipëri dhe Irlandë. 

Pritet që në ditët e ardhshme, autoritetet shqiptare dhe italiane të diskutojnë nga afër në lidhje me nisjen e procedurave të transferimit.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy