Shumica e njerëzve fillojnë të kursejnë lekë gjatë janarit pasi kanë harxhuar për ditën e ndërrimit të viteve, por kjo nuk ndodh në rastin e të rinjve të pasur të Shqipërisë.
Mjafton t’i hidhni një sy llogarisë “Rich Kids of Albania” në Instagram për t’ju bërë të mërziteni për ditën që po kaloni.
“Daily Mail” i ka kushtuar një artikull të rinjve të pasur të Shqipërisë, ku vë në pah jetën e tyre lusoze, makinat e shtrenjta, në vende të bukura dhe me tufa parash.



