“Xhadat”- Kasalla, fshati i “zhytur” në plehra

“Xhadat”- Kasalla, fshati i “zhytur” në plehra

Që në momentin që futesh në fshatin Kasallë, të Njësisë Administrative Zall Herr has një sërë problematikash. Për më shumë se 30 vite  rruga e kësaj zone është e paasfaltuar, mbetjet urbane janë të shpërndara kudo, por problemi më i madh për qytetarët është mungesa e ujit.

Jemi mbi 3500 banorë në këtë zonë. Nuk kemi ujë të pijshëm, por përdorim puse për nevoja të tjera dhe për ta pirë e blejmë. Pastrimi i mbetjeve bëhet pjesërisht. Marrin vetëm ato mbeturinat që janë në kosha dhe plehrat jashtë koshave i lënë ashtu. Rruga kështu ka qenë gjithmonë, asnjëherë s’e kanë rregulluar”-shprehen qytetarët.

Lidhur me këto problematika “Xhadat” u interesua pranë  Njësisë Administrative Zall Herr.

Avni Luli, përgjegjësi i Shërbimeve Publike tha rrjeti i shpërndarjes së ujit do të fillojë shumë shpejt.

Eshtë ndërtuar depo e re në Çerkezë. Ka filluar rrjeti i transmetimit të tubave të ujit në çdo shtëpi dhe për 2 muaj mbaron dhe pastaj fillon rrjeti i shpërndarjes së ujit”.

Ndërsa Faik Lamaj, specialisti i infrastrukturës informoi se loti i tretë i rrugës do të do të nisë sapo të mbarojë shtrirja e rrjetit të ujësjellësit.

Janë bërë 2 lotet më gjatësi rreth 2 km së bashku. Kanë mbaruar para një viti, edhe tani loti i 3-të do të nisë sapo të mbarojë shtrirja e rrjetit të ujësjellësit. Përsa i përket plehrave e kemi shumë problem, sepse nuk ka një strukturë për të pastruar mbetjet që hidhen jashtë koshave.

Operatori që pastron koshat thotë që e ka në kontratë që të pastrojë vetëm brenda koshave dhe jo përreth. Ne herë pas here dërgojmë kërkesa tek Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit, në Bashkinë Tiranë, që të kryejë aksione, sepse nuk kemi zgjidhje tjetër”.

Pas kësaj përgjigjeje “Xhadat” u drejtua tek Drejtoria e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë Tiranë, ku Mirela Zholi, zëdhënësja për shtyp sqaroi:

Në pikat që ka ardhur ankesa, nuk e operon drejtoria jonë, por ne i morëm masat duke e pastruar vendin.

Shpesh marrim aksione më të gjëra pastrimi, edhe aty ku nuk është përgjegjësia jonë. Ne pastrojmë vetëm në rrugët dytësore, blloqe pallatesh dhe në lulishte”. 

Pra, për të pastruar mbetjet jashtë koshave s’ka ende një strukturë dhe për këtë pjesë Njësia Zall Herr duhet t’i “lutet” 1 herë në ca muaj Drejtorisë së Pastrim Gjelbërimit të Bashkisë Tiranë, për të ndërmarrë aksione pastrimi, se ndryshe Kasalla do të “zhytej” nën plehra.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy