
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka sanksionuar persona dhe subjekte të tjera në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës.
Kështu bëri me dije Ministria e Jashtme Britanike.
Ndër të sanksionuarit janë Vitaly Khotsenko dhe Vladislav Kuznetsov, kryeministri i imponuar nga Rusia dhe Zëvendëskryetari i të ashtuquajturave Republika Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.
Ministri rus i Drejtësisë Konstantin Chuychenko dhe zëvendësministri i Drejtësisë Oleg Sviridenko janë sanksionuar gjithashtu, tha Ministria e Jashtme.
Dyshja po shtyp njerëzit e tyre duke synuar ata që flasin kundër luftës.
Mbretëria e Bashkuar gjithashtu shenjëstroi 29 guvernatorët rajonalë rusë me sanksione.
Përveç kësaj, Britania e Madhe sanksionoi gjashtë individë dhe kompani siriane për lidhjet e tyre me luftën e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë ndihmën në rekrutimin e mercenarëve sirianë për të luftuar përkrah trupave ruse.
Dy nipërit e oligarkut të madh rus Alisher Usmanov u goditën me ngrirje të pasurive për shkak të “shoqërimit të tyre me Putinin, thuhet në deklaratë.



