‘Zgjohu me MCN’/ Krenar Seiti: Kam studiuar duke bërë muzikë live, Aurela Gaçe një suport i madh për mua

‘Zgjohu me MCN’/ Krenar Seiti: Kam studiuar duke bërë muzikë live, Aurela Gaçe një suport i madh për mua

Krenar Seiti, këngëtari i muzikës popullore të Shqipërisë së Jugut i ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer rrugëtimin e tij në muzikë e cila ka nisur që nga viti 2007.

Ai shprehet se ka studiuar në Lice për pikturë, por ishte drejtori i shkollës ai që zbuloi talentin e tij në muzikë nga e cila nuk u nda më asnjëherë.

Krenari tha se një suport i madh për të ka qenë dhe Aurela Gace me të cilën tashmë ka 5 vite që bashkëpunojnë. Aktualisht është duke punuar me një projekt të tij të ri “Dashuria dhe rakia” për të cilën sapo të realizohet dhe klipi do të jetë gati

Unë këndoj jo vetëm muzikë popullore, por i prek nga pak të gjitha zhanret. Kam studiuar pikturë dhe nga liceu artistik zbulova që kisha dhe zë për muzikë. Kur bënim shkollë pikture unë po këndoja për qejfin tim dhe më dëgjon drejtori i shkollës më thërret dhe më kërkon të këndoj, ai më pëlqeu dhe nisi të më angazhonte më shumë. Aq mu desh mua. Kur e zbulova nisa të angazhohesha shumë me muzikë. Kam studiuar duke bërë muzikë live dhe nga 2007 nuk jam shkëputur më nga muzika.

Suporti i Aurela Gaçes ka qenë shumë i madh për mua dhe rastësisht me të jemi njohur në një dasmë dhe aty bashkëshorti i Aurelës më dëgjoi më pëlqeu dhe më ofroi punë te lokali i tyre dhe nga aty nisi bashkëpunimi jonë i cili vazhdon për 5 vite tashmë. Më ka bërë të famshëm një këngë për Lazaratin, ndërsa kënga hit është bërë kënga në karantinë, në kohën kur ishim në karantinë ‘Gocat me kaçurrela’.

Kemi realizuar këngën brenda 6 orësh dhe videoklipin e kemi regjistruar me telefon. E hedhim në Yoputube dhe kur pamë në mëngjes kishte marrë 50-60 mijë klikime. Nga momenti i realizimit të kësaj kënge ajo është e pandashme. Aktualisht kam një projekt të ri dhe së shpejti do xhirohet dhe klipi dhe do dali “Dashuria dhe rakia”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy