Të paktën 6 persona kanë humbur jetën nga shembja e disa shtëpive në qytetin Wajima, në prefekturën Ishikawa, si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.6 ballë në brigjet e Japonisë. Disa zjarre janë përhapur në zonë.
Linjat ajrore vendase kanë anuluar disa fluturime dhe trenat gjithashtu janë pezulluar.
Në zonat e goditura nga lëkundjet e forta është rreziku i rrëshqitjeve të dheut.
Autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare që të evakuohen menjëherë pasi pritet një cunam.



