
Hasan Stafa, kreu i Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit deklaroi në studion e emisionit ‘MCN Economy” se po spekulohet me çmimin dhe me peshën e bukës. Duke vijuar më tej me shpjegimin e tij Stafa tha se prodhuesve të bukës nuk duhet t’u rritet çmimi i energjisë elektrike, ndërkohë që shtoi se duhet të bëhet një ndarje me bizneset që prodhojnë dhe produkte të tjera. "Ne kemi analizat tona, raportet e monitorimit të procesit të prodhimit të bukës, nga mielli, transporti, përgatitja dhe në koston përfundimtare na rezulton që pavarësisht lehtësirave me prodhimin e bukës është spekuluar dhe është vjedhur konsumatori. Pavarësisht se ka rënë çmimi i karburanteve, grurit kjo nuk është reflektuar nga prodhuesit dhe konsumatori mban barrën më të rëndë. Duhet të ishte refletuar ulja e çmimit të grurit dhe të karburanteve, 400-600 gramë bukë shitet me 120 lekë. Një kuintal miell nuk bën më shumë se 84 mijë lekë. Po spekulohet me çmimin dhe me peshën e bukës. Prodhuesve që prodhojnë bukë të mos u rritet çmimi që të mos ketë spekulim tek konsumatori. Në pjesën tjetër të detajohen gjërat, ai që do të bëjë prodhime të tjera, të ketë fitime më të mëdha të marrë licencë të veçantë dhe të trajtohet me çmimin e tregut si në vendet e tjera".



