
Gjykata e Tiranës ka regjistruar sot ndryshimet statutore gjatë Kuvendit Kombëtar të thirrur nga kryetari i PD Lulzim Basha, më 17 korrik 2021.
Në Kuvendin i 17 korrikut, u miratuan të gjitha propozimet e Lulzim Bashës dhe solli 11 ndryshime duke përfshirë zgjerimin e kryesisë me të tjerë anëtarë dhe shtimin e numrit të sekretarëve. Basha krijoi edhe Këshillin Koordinues të Qarkut për organizimet elektorale.
Ndryshimet e Kuvendit të Bashës kishin të bënin kryesish me zgjerimin e Kryesisë, Sekretariatit dhe shtimi të strukturës së përhershme të Këshilli Koordinues i Qarkut, që do të ketë përgjegjësi në organizimin elektoral dhe aksionet e veprimtaritë politike të partisë në nivel qarku.
Të gjitha këto propozime të Bashës u miratuan në 17 korrik përmes Statutit të ri me 60 nene.
Kundër këtij vendimi mund të behet ankim sipas ligjit
NDRYSHIMET STATUTORE GJATE KUVENDIT KOMBETAR TE MBAJTUR NE 17 KORRIK



