Jeff Bezos do të mbahet mend si një ndër personat që vazhdoi të pasurohej edhe gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit. Kohë e cila shkaktoi krizë për mijëra sipërmarrje.
Pasuria e tij vazhdon të rritet dhe Bezos bëhet gjithnjë e më i pasur. Drejtuesi i Amazon vlen 171.6 miliardë dollarë falë sprintit të gjigantit të shitjeve në internet në Wall Street.
Ky rezultat del nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg, i cili zbulon sesi pasuria e Bezos është rikthyer në nivelet e para-divorcit.
Bezos fitoi 56.7 miliardë dollarë vetëm këtë vit.



