
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shprehet i vendosur për anëtarësimin e vendit të tij në NATO.
“Anëtarësimi në NATO është garanci, Ukraina nuk është e gatshme për të bërë kompromis”, deklaroi Zelensky.
Kreu i shtetit ukrainas tha se, kërkesa për të hyrë në aleancën e atlantikut të veriut, ka të bëjë me të ardhmen e vendit.
“Nëse flasim për NATO, Bashkimin Europian dhe territoret e pushtuara përkohësisht, jemi duke folur për pavarësinë tonë”, u shpreh Zelensky.



