
Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha për CNN se ndërsa ai është krenuar se ka qenë kampion bote në boks, tani ai është “shumë krenar që është ukrainas”.
“Kemi qëndruar përballë një prej ushtrive më të forta në botë. Vullneti për të qenë të pavarur është prioriteti kryesor për ne. Ne po mbrojmë familjet tona, qytetin tonë, vendin tonë dhe të ardhmen tonë”, tha Klitschko.
Gjithashtu ai bëri thirrje që vendet të mbështesin Ukrainën, duke nënvizuar se do të jetë e vështirë që t’ia dalësh vetëm.
Klitschko tha se infrastruktura, energjia elektrike, ngrohja dhe uji, janë funksionale në Kiev.
Ai shtoi se autoritetet janë në komunikim të drejtpërdrejtë me Kryqin e Kuq dhe organizata të tjera humanitare, të cilët kanë dërguar ushqim dhe mbështetje.
Sipas tij, ajo që në të vërtetë i ka nevojë Kievi, janë “sanksione më të forta kundër Rusisë”.
“Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Lufta nuk është vetëm për Ukrainën. Është sfidë për të gjithë botën moderne, për të gjithë botën demokratike”, deklaroi Klitschko.
Ai akuzoi Presidentin rus Vladimir Putin se po përpiqet të rindërtojë Bashkimin Sovjetik dhe ta bëjë Ukrainën “pjesë të perandorisë ruse”.
Kryebashkiaku tha se ukrainasit do të luftojnë për “çdo shesh” dhe “çdo rrugë” të Kievit nëse forcat ruse përparojnë në kryeqytet.
Ish-boksieri vazhdoi duke thënë se ka një lëvizje të madhe patriotike tani, ku të moshuar, mjekë, aktorë dhe shumë të tjerë i janë bashkuar luftës.



