“Urdhri i inxhinierit”/ Mena: Monopolizohen subjektet, Bozo ka për qëllim ndërhyrjen në treg

“Urdhri i inxhinierit”/ Mena: Monopolizohen subjektet, Bozo ka për qëllim ndërhyrjen në treg

Dëshira Mena nga Unioni i Inxhiniereve Shqiptare tha në “Mcn Economy” se profesioni i inxhinierit është rregulluar në një formë shumë të saktë. Sipas saj propozimi për pr.ligjin e inxhinierëve i intereson vetëm një grupi të vogël njerëzish. Ajo thekson se po ta lexosh si është formuluar pr.ligji trembesh, dhe kupton që të mban në kontroll një ent si Urdhri, dhe humbet lirinë si profesionist.

Profesioni i inxhinierëve në vendin tonë është një profesion i rregulluar me ligj. Mënyra si është rregulluar, është një formë shumë e saktë, shumë e koordinuar, në përputhje me të gjitha kërkesat dhe mbështetjet ligjore, teknike dhe profesionale që kërkon një profesion si inxhinieri. Një propozim i tillë vjen nisur nga disa interpretime të ligjeve aktuale që të lejojnë të manipulosh situatën dhe ta kthesh sipas interesave të tua. Kur ti merr një propozim për të ndërtuar një pr.ligj je i detyruar të marrësh në shqyrtim duhet të kontrollosh çdo informacion mbi atë profesion. Duhet lexuar ligji 8402, të lexojë vendimet, të lexojë rregulloret. Kanë lexuar atë pjesë, atë rresht të ligjit që u intereson atyre, për të mbështetur teorinë që ata kanë dhe kanë hedhur në kosh mijëra faqe të rregulloreve dhe standardeve që ne punojmë. Duke bërë të madhe atë rreshtin nga ky 10/701 dhe e bëjnë të madhe. Ndërkohë që mijëra rreshta ligje i hedhin në kosh. Ata nuk kanë respekt për ligjet që janë, nuk kanë respekt për profesionin e inxhinierit. Kjo lëvizje i intereson një grupi të caktuar njerëzish, që u ka vajtur mendja për të krijuar skema të tilla. Janë një grup i vogël njerëzish që po bëjnë një propozim, dhe një grup i madh që nuk e do këtë gjë. Po ta lexosh nen për nen si është formuluar, kushdo që lexon rreshtat e atij ligji trembet. Kur ti lexon se si të urdhëron, si të mban në kontroll një ent si Urdhri është diçka e frikshme. Kupton që si profesionist humbet lirinë tënde".

Ajo vuri në dukje se Luljeta Bozo ka qëllim që të ndërhyjë në treg, dhe mekanizmin e ri mund të monopolizojë subjektet që marrin në treg.

Konkurrenca e pandershme në treg është kur vlerësimi në një garë nuk është i drejtë, çfarë lidhje ka kjo me tregun?! Zonja (Luljeta Bozo) ka qëllim të ndërhyjë në treg. Me këtë mekanizëm mund të monopolizojë subjektet që marrin pjesë në treg. Në momentin që ajo ka nën kontroll licensimin, mund të ndikojnë drejtpërdrejt te konkurrenca në treg. Urdhri bëhet aq i plotfuqishëm, sa jo vetëm të nxjerr nga gara, por të njollos emrin që të mos e marrësh vetën për gjithë jetën. Asnjë ndikim tjetër pozitiv s’ka Urdhri për të përmirësuar konkurrencën në treg. Të gjitha licensat ekzistuese shfuqizohet, a nuk është kjo monopol?! Urdhri është i vetmi stacion ku ti mund të hipësh në trenin e profesionit tënd. Ai është një pr.ligj që qëllim të vërtetë ka monopolizimin e profesionin e inxhinierit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy