“Basha di mbi 21 janarin”, Hoxha: SPAK-u të hetojë mbi rastin e ish-zyrtarit të FBI, të thirret Rama

“Basha di mbi 21 janarin”, Hoxha: SPAK-u të hetojë mbi rastin e ish-zyrtarit të FBI, të thirret Rama

Gazetari Artan Hoxha tha se nëse nuk do të ishte publikuar videoja mbi 21 janarit, ditën e ngjarjes, të nesërmen 6 drejtues të opozitës do të ishin në burg. Duke folur në “Arnautistan” në MCN Tv Hoxha tha se Lulzim Basha di mbi ngjarjen, ndërsa solli në vëmendje replikat mes ish-kreut të PD dhe Berishës.

Duhet ta lëmë pas pandëshkueshmërinë, kanë vrarë njerëz, vranë shpirtin e protestës. Është maskara ai që i solli, se kështu tha, po mirë ti për çfarë je?! Për t’i vrarë këta?! Ai ishte një pushkatim publik. Si mund të vrasësh në atë farë feje?! A e di kush e fajëson Berishën në atë histori? Mënyra se si fshehu gjurmët, si mori në mbrojtje vrasësit. Kjo bën fajësimin e Berishës. Unë kam nxjerr urdhrin e atij që ishte me sy të nxirë. Se kush ia nxiu syrin?!

Basha sigurisht që di. Prandaj është i rëndësishëm në këtë ngjarje. Nuk ka dëshmuar kurrë. Është akuzuar edhe nga Berisha gjatë debatit për shpalljen non grata. Berisha e akuzoi Bashën që së bashku me Ramën, për shkak të marrëveshjes së tyre, sipas tij vrasjet u bënë nga një strukturë që komandohej nga Basha. Basha nga ana tjetër tha që disponoj informacione dhe nuk është ashtu siç është thënë. Por edhe Basha pas asaj e qepi gojën. Edhe përgjegjësia e Ramës duhet të dalë. Duhet të mbajë përgjegjësi ai që merr jetë të pafajshme.

Nga wikiliksi u hapën kabllogramet. Nga Shqipëria kishte shkuar një email nga Rama drejtuar Sorosit, që të përdorte autoritetin e tij në Amerikë që të dërgonte një negociator për të shtensionuar situatën në Shqipëri. Nëse ajo video nuk dilte, mëngjesi i ditës tjetër do t’i gjente 6 drejtues të opozitës në burg”.

Hoxha tha se këtë e sheh si mundësinë e fundit që autoritetet tona të bëjnë drejtësi për 21 janarin.

Lidhur me dëshminë në Prokurori, Hoxha u shpreh:

Jam thirrur të hënën në Prokurori. Kam dhënë informacionin që disponoj. U kam dhënë një lloj orientimi mbi informacionin dhe s’i mund të shkohet te disa prova që janë të rëndësishme për hetimin. Sot kanë qenë te familja e Aleks Nikës në Lezhë”.

Lidhur me agjentin e FBI, që është arrestuar, Hoxha thotë se SPAK-u duhet të regjistrojë një procedim mbi takimet e Ramës.

Një gjykatë federale nuk mund të kryejë hetime mbi një zyrtar shqiptar nëse s’ka shkelur një ligj federal. Që ne të jemi të qartë në këtë histori, meqë kemi SPAK-un, SPAK-u duhet të regjistrojë një procedim dhe të hetojë mbi takimet e kryeministrit me këtë zyrtarin. Për të hequr mjegullën edhe ne duhet të kemi një hetim tonin. Ai këshilltari i jashtëm Dorian Duçka ka qenë njeri shumë i angazhuar gjatë kohës se Berishës dhe tani që është Rama. Duhet të thirret. Kjo çështje s’mund të mbyllet me deklarata. Çështja që e implikon zyrtarin amerikan është që është kapur duke marrë 225 mijë dollarë nga Agron Neza. Çfarë të keqe ka të thirret Rama, të vejë edhe Berisha të dëshmojë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy