Gëzim Kame, një jetë në skenë: Nderimi me ‘Çmimin e Karrierës’ , peshë e konsideratës dhe respektit nga të tjerët (VIDEO)

Gëzim Kame, një jetë në skenë: Nderimi me ‘Çmimin e Karrierës’ , peshë e konsideratës dhe respektit nga të tjerët (VIDEO)

Pas shtatë netësh të mbushura me humor, emocione dhe art, në Korçë u ul perdja e edicionit të radhës së Koko Fest, një festival që tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit dhe më gjerë.

Në përmbyllje të festivalit, u nderua me “Çmimin e Karrierës” regjisori i njohur Gëzim Kame, një figurë emblemë e skenës shqiptare. 

I ftuar në emisionin “MCN informacion”, Kame e cilësoi këtë çmim si një vlerësim të veçantë pas një jete të tërë në shërbim të teatrit dhe artit skenik.

Në fakt, ishte një surprizë për mua. Ndjeva kënaqësi të madhe që pas kaq vitesh pune në skenë, kur arrin moshën e pensionit dhe mendon se gjithçka ka marrë fund, të kujtojnë kolegët.

 Është një ndjesi e veçantë. Ka shumë peshë fakti që respektohesh nga njerëzit e teatrit të sotëm, që nuk harrojnë traditën dhe rrënjët nga të cilat kanë ardhur. 

Ky çmim është një vlerësim i madh për ne që, në këtë moshë, shpesh e ndjejmë veten të vetmuar dhe tërhequr, por ja që nuk është gjithmonë kështu, kur je në kujtesën e brezit të ri.

Me një karrierë që përfshin 60 vjet punë në skenë, Kame e përjetoi këtë çmim si një moment reflektimi. 

“60 vite karrierë duken sikur të japin një lamtumirë nga skena, por unë premtoj që do të vazhdoj akoma,” u shpreh Kame me emocione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy