Haradinaj: Kosova e gatshme t’i riatdhesojë luftëtarët e Sirisë

Haradinaj: Kosova e gatshme t’i riatdhesojë luftëtarët e Sirisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se Kosova është e gatshme të riatdhesojë kosovarët që janë rekrutuar dhe kanë shkuar në luftërat në Siri dhe Irak përkrah ISIS. “Kosova është atdhe i të gjithëve dhe jemi të gatshëm t’i riatdhesojmë të gjithë që duan të kthehen. Kosova e merr përgjegjësinë që ta sigurojë jetën e të gjithëve”, tha Haradinaj gjatë prezantimit të raportit të UNDP-së rreth faktorëve shtytës dhe tërheqës për kosovarët që të marrin pjesë në luftëra të huaja.

Haradinaj tha se përhapja e ideologjive ekstremiste fetare në Kosovë ka ardhur si pasojë e “hapjes së Kosovës’ pas përfundimit të luftës. Por tani ai tha se kosovarët i kanë mësuar efektet e ideologjive ekstremiste. “Nuk mundet askush që t’i mashtrojë në pakufi qytetarët e Kosovës me ideologji. Kosovarët e kanë kuptuar se këto janë ideologji të rrejshme që bëhen me qëllim të manipulimit të qytetarëve tanë”, tha ai. Raporti përfshin intervista me të dënuar nga gjykatat e Kosovës për pjesëmarrje në luftërat e huaja dhe me familjarë të tyre. Alessandra Roçasalvo nga UNDP tha se intervistimi i tyre ka qenë një proces i komplikuar.

Ajo paralajmëroi se Kosova do të përballet me sfida në momentin kur luftëtarët kosovarë do të fillojnë të kthehen nga frontet e luftës. “Edhe Kosova ballafaqohet me problemet e njëjta si çdokund në Europë për kthimin e luftëtarëve të huaj. Është një sfidë e vështirë për agjensionet e sundimit të ligjit meqë nuk dimë shumë për këta individë”, tha Roçasalvo. Hulumtimi i publikuar sot thotë se largimi i kosovarëve drejt Sirisë ka filluar në vitin 2012 dhe ka vazhduar edhe më tej deri në vitin 2015. Deri më tani mbi 60 kosovarë janë vrarë në frontet e luftës në Siri e Irak, ndërsa mbi 120 janë kthyer në Kosovë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy