Regjisori Kastriot Çipi duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN TV tha se projekti i Teatrit të ri Kombëtar përbën një mashtrim.
Sipas tij arkitekti i njohur Bjarke Ingels nuk ka asnjë projekt, por ka ardhur në Shqipëri si karagjoz vetëm për para.
Kastriot Çipi thotë se projekti i ri u përket dy arkitektëve shqiptarë dhe jo Ingles.
Është hapur tenderi për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Që do të thotë ka një projekt. Bjarke Ingels ka vjedhur projektin e Operas në Busan! Gënjeu publikisht se tha më kontaktoi Fusha.shpk. Ndërkohë që e kishte kontaktuar Veliaj dhe Rama. Kemi të bëjmë me një gënjeshtër publike që ka nisur që në 2017.
Te projekti që do ndërtohet, ngjyra ndryshon, ai ishte i bardhë, ky ngjyrë tulle. Spektakli është që ky projekt s’është i Bjarke Ingels. Këtu janë dy arkitektë shqiptarë, Paqësor Kajmaku, tjetri O. Zoto. Kurrë nuk ka thënë bashkia që projekti s’është i Bjarke Ingels. Kur s’është i Ingles, si ka mundësi që nuk ngjan! Kali i betejës i Ramës dhe Veliajt ishte që po na vjen arkitekti më i madh i botës. Po flas për propagandë dhe artistë nga një pjesë e artistëve që firmosën peticion për shembjen e Teatrit Kombëtar. Është idiotësi totale që duhet të ngjitesh katër kate për të shkuar në sallë. Ai e ka bërë për para (Bjarke Ingles). Përse erdhi kur nuk ka projekt?! Pse paraqiti një projekt që s’është i veti?! Nuk po e ndërton bashkia Tiranë sipas projektit të Bjarke Ingels. Kemi klientelizëm të pastër. Do ta provoj që është i korruptuar Bjarke Ingles, më lejo ta marr në pyetje, si e ke njohur Edi Ramën”



