Biznesi gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri, e përkeqësuar. Ndikim shumë negativ, emigrimi(VIDEO)

Biznesi gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri, e përkeqësuar. Ndikim shumë negativ, emigrimi(VIDEO)

Sot, (DIHA) në praninë e ambasadores gjermane në Shqipëri, znj. Susanne Schütz, zëvendësambasadores Johannes Dietrich dhe zëvendësministres së Financave dhe Ekonomisë, znj. Belinda Ikonomi, paraqiti rezultatet e anketimit të vitit 2019 për Klimën e Biznesit dhe të Investimeve në Shqipëri.

Sipas këtij anketimi të përvitshëm të Dhomave Gjermane të Tregtisë në Europën Qendrore dhe Lindore, 51% e bizneseve gjermane mendojnë se situata në Shqipëri në 2019 është përkeqësuar.

Ambasadorja gjermane në Shqipëri tha se janë anketuar 54% e anëtarëve të DIHA-s, nga 15 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore.

Sipas ambasadores, 41% e të anketuarve shprehen se situata e përgjithshme ekonomike është përkeqësuar, 43% e tyre mendojnë se gjendja do të përkeqësohet, kurse 45% e tyre mendojnë se do të mbetet e pandryshuar.

Bizneset shprehen se janë të kënaqur me koston e punës, produktivitetin, kualifikimin dhe motivimin e punonjësve, arsimimin akademik, disponueshmërinë e fuqisë punëtore, por siguria ligjore, administrata publike, parashikueshmëria e politikave ekonomike, transparenca e tenderave publike, lufta kundër kriminalitetit dhe korrupsionit janë sigurisht faktorë negativë.

Pyetjes se sa ka ndikuar emigracioni në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, 51% e të anketuarve janë përgjigjur me shumë, 38% me mesatarisht, 11% pak dhe 0% me aspak. Sipas tyre faktorët që ndikojnë në emigracionin e shqiptarëve, janë: 72% situata e keqe ekonomike, arsimi, shëndetësia etj; 30% lehtësimi i procedurave nga vendet pritëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy