Amerika thirrje të “goditet” Berisha/ Çani: Nëse duhet të “priten" ca koka, do të priten me ose pa prova

Amerika thirrje të “goditet” Berisha/ Çani: Nëse duhet të “priten" ca koka, do të priten me ose pa prova

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar hetimin e Sali Berishës nga institucionet shqiptare.

Deklaratën e bëri përfaqësuesi i SHBA, Gabriel Escobar në intervistë për VOA-n teksa tha se vendimi për kreun e Partisë Demokratike u mor pasi u gjet korrupsion.

Lidhur me këtë, gazetari Arian Çani, tha në studion e emisionit Të Paekspozuarit", në MCN tv, se në përgjithësi është Shqipëria që nis informacione Amerikës lidhur me figurat politike të saj.

Sipas tij, nëse Amerika do të “priten” ca koka, do të priten, me ose pa fakte.

Informacionet që merr kjo zyra me tre veta, i marrin nga Shqipëria. Nuk dua të përmend emra, por janë akoma në PD, njerëz që kanë ndërtuar karrierat e tyre politike, duke çuar raporte jashtë.

Ka zyra të tëra në Shqipëri, që bëjnë këto gjëra.  Kur thotë ai që Berisha është dezinjuar për korrupsion, ai nuk gënjen sepse raportet që i janë vajtur janë të tilla.

Po e dëgjuat Krajën, tha janë në përfundim disa dosje me personazhe të larta publike. Kjo çfarë do të thotë? Doli edhe Balla, i tha Berishës, duro pak ditë do të dalin pagesat që ke marrë nga Rusia.

Në kushtet ku jemi, nuk është ndonjë problem, që SHBA, nëse duhet të presë disa koka, do ti presë, me apo pa prova. Pse nuk po ndodh deri tani? A do të donte Rama të krijonte precedent, që një ish kryeministër të dënohet për korrupsion?

Mendoj se deri tani, doktori është në të drejtë të zotit, ka thënë të më nxjerrin provat.

Një të forti, një xhandari, nuk i thua dot e ke mirë apo keq, sepse është i fortë. Por, a jemi në një botë unipolare? Apo kemi hyrë në një epokë me disa fuqi?

Sot, për mua rezultati që shohim, për ato që shohim brenda opozitës, e ka fajin Berisha dhe Meta

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy