Video/ Arratisen nga burgu i Trevisos tre shqiptarë, dy prej tyre u kapën

Video/ Arratisen nga burgu i Trevisos tre shqiptarë, dy prej tyre u kapën

Tre të dënuar me origjinë shqiptare janë arratisur nga burgu i Trevisos në Itali. Ata kishin bërë gati planin dhe rreth orës 5 të mëngjesit të djeshëm (9 qershor), prenë hekurat e qelisë ku po vuanin dënimin dhe zbritën me çarçafë.

Skena e arratisjes së tyre është e ngjashme me atë të filmit vizatimor “The Dalton Brothers”. Për dy prej shqiptarëve, liria zgjati shumë pak pasi u kapën menjëherë nga policia italiane, ndërsa tjetri arriti të humbiste gjurmët.

Ai është identifikuar si Edison Pula, 27 vjeç, i cili ishte ndalur me një urdhër-arresti europian për tentativë vrasje, grabitje, posedim eksplozivi dhe krime të tjera të trafikut të drogës, të gjitha të kryera jashtë Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy