Braimllari: Procesi zgjedhor është i shqiptarëve, opozita fitore absolute në Tiranë, Durrës, Elbasan (VIDEO)

Braimllari: Procesi zgjedhor është i shqiptarëve, opozita fitore absolute në Tiranë, Durrës, Elbasan (VIDEO)

I ftuar në MCN Live, nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka folur lidhur me zgjedhjet e 14 majit për të cilat u shpreh se çështja e votës në zgjedhjet lokale i takon qytetarëve dhe se ky proces zgjedhor është i shqiptarëve dhe ai bazohet tek programet. Sipas tij, kandidatët e koalicionit ‘bashkë fitojmë’ janë shumë herë më të mirë se ata përballë të rilindjes dhe se tashmë qytetarët janë të qartë në profilin e kandidatëve.

Mendoj se çështja e votës në zgjedhjet lokale i takon qytetarëve dhe besoj se 61 kandidatët e koalicionit ‘bashkë fitojmë’ janë më të mirët dhe janë kandidatë që përfaqësojnë drejtpërdrejtë interesat e kësaj force politike dhe qëllimi është që të shkojmë me një ekip të vetëm për të fituar. Besoj se tashmë qytetarët janë të qartë në profilin e kandidatëve. Kandidatët tanë janë shumë herë më të mirë se ata përballë të rilindjes. Qytetarët kanë nevojë që nesër të kenë në shërbim menaxherin që të menaxhojë punët e qytetit. Nuk shoh mesazh për të mos votuar opozitën, Escobar ka atë axhendën e tij politike, interesat e tyre strategjike, për mua e rëndësishme është marrëdhënia jonë në këto drejtime, forcimi i aleancën në NATO, sigurinë tonë kombëtare dhe të brendshme si konsolidimin e demokracisë.

Duke ngritur pyetjen se çfarë mund të thuash ti kur përballë një kryeministri që 1/3 e kandidatëve i ka pasur me probleme me ligjin dhe trafikantë të dënuar.

Ky e ka treguar se kjo maxhorancë nuk ka vullnetin, është ky personazh që kërkon të përdorë interesat për momentin dhe procesi zgjedhor i 14 majit është proces i qytetarëve dhe kam bindjen se programi i Këlliçit është i jashtëzakonshëm përballë Veliajt. Mund të them me bindjen e plotë se Belindi është në avantazh. Kemi një betejë tjetër, Veliaj në këshillin bashkiak ka persona të një grupi të strukturuar të inceneratorëve nuk janë aty për tu shërbyer qytetarëve dhe është shqetësuese se si drejtorët e tij të korruptuar emërohen dhe këshilltarë bashkiakë.

I pyetur se cilat bashki synojnë për të fituar, Braimllari tha se opozita sheh një fitore absolute në tri qytete e mëdha Tiranë, Durrës, Elbasan.

Beteja është për çdo bashki të mundshme, por e shoh fitoren absolute në Elbasan, Durrës dhe Tiranë për arsye se janë dhe ndër tre bashkitë më të mëdha. Rezultatin e Shkodrës nuk e vë fare në pikëpyetje, Shkodra është votë opozitare. Shoh se dhe Boçi është në avantazh në Elbasan, është një politikan karriere dhe në zgjedhjet e fundit theu dhe herësin për të marrë mandatin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy