Pas protestës së opozitës në drejtimin e kryedemokratit Basha, raportojnë edhe mediat e huaja.
Sipas ABC News dhe Washigton Post, mijëra shqiptarë iu bashkuan protestës që kulmoi në mesditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.
“Opozita e Shqipërisë nisi të shtunën një protestë kombëtare duke kërkuar qeveri teknike qe do te garantoje zgjedhjet e lira e te ndershme ne vend”- shkruajne mediat e huaja.
Disa mijëra protestues mbushen sheshin kryesore, bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe pjesën perpara zyres se kryeministrit Rama.
Pjesa përpara kryeministrisë ruhej nga qindra police, kurse shume rruge janë bllokuar përkohësisht.
Mediat e huaja ndalen edhe ne paraqitjen e veçantë te Bashes, qe ne nisje te protestës, shoqëruar nga gruaja dhe dy vajzat, e me pas edhe ne mesazhet qe dha me fjalën e tij.



