Papa: Mund të bëhemi faktor në Ballkanin Perëndimor jo për meritë të Ramës, por nëse duan amerikanët

Papa: Mund të bëhemi faktor në Ballkanin Perëndimor jo për meritë të Ramës, por nëse duan amerikanët

Kërkesën e presidentit ukrainas për bashkëprodhimin e armëve, gazetari Robert Papa e sheh si të pamundur për t’u realizuar në Shqipëri, në mungesë të mbështetjes financiare nga jashtë. Në një analizë për samitin e mbajtur dje në Tiranë, Papa tha se plotësimi ose jo i kërkesës së Zelenskyt varet nga interesi i atyre që kontrollojnë industrinë e luftës.

Shqipëria ka prodhuar armë në kohën e diktaturës. Por aktualisht nuk kemi kapacitete për të prodhuar armatime të nivelit që kërkon lufta në Ukrainë. Duhen investime shumë të mëdha, por mund të prodhohen dhe kjo do të sjellë përfitim ekonomik. Nuk vendos as Zelensky as Rama, vendosin korporata të mëdha që kontrollojnë industrinë e luftës.  

Ne mund të bëhemi faktor në Ballkani Perëndimor, por kjo nuk është meritë e Ramës, por interesi amerikan. Ukraina ka marrë miliarda dollarë. Por është nga vendet më të korruptuara në Europë dhe botë. Janë miliarda që hidhen dhe një pjesë nuk dihet ku shkojnë. Fakti që Hamasi përdori armë që janë dërguar nga amerikanët në Ukrainë është tregues.

Papa tha se lufta Rusi-Ukrainë do të zgjasë dhe arsye për këtë janë interesat financiare të palëve që nuk janë përfshirë direkt në të.

Me ardhjen e Trump do të ndryshojnë shumë gjëra. Rendi botëror duket se po korrektohet. Vende të vogla si ne nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe. Duket si konflikt do të zgjasë. Ka interes për ta mbajtur gjallë. Pjesa më e madhe e parave që SHBA i jep Ukrainës mbetet sërish në SHBA.

Shfaqjen e Aleksandër Soros në krah të kryeministrit Rama gjatë samitit të së mërkurës, Papa e shpjegon me interesat financiare të tij.

Është skandaloze, e kemi parë thuajse te të gjitha takimet e Ballkanit të Hapur. Personi që solli Bill Klinton me 1 milion dollarë, personi që solli Zelenskyn në Tiranë nuk bën asgjë fals.

Në lojë janë miliarda dollarë. Janë 20 vizita të Aleksandër Soros në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës së Biden. Ky person antishqiptar ndikon shumë. Si mund t’i thotë vëllai im Rama dhe Veliaj. Ai është kudo, me çfarë protokolli e vendos në krahun tënd.

Te ne ka gjetur shesh dhe kam frikë se edhe nga e djathta janë shumë deputetë që kanë qenë në borderonë e tij. Soros është shkaktari kryesor i prishjes së rendit në shtetet ku drejtojnë demokratët në SHBA. Asnjë arrestim, asnjë gjobë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy