Vangjeli: McGonical takoi shumë politikanë e biznesmenë, askush s’do ta refuzonte kartvizitën "FBI"

Vangjeli: McGonical takoi shumë politikanë e biznesmenë, askush s’do ta refuzonte kartvizitën "FBI"

Analisti Lorenc Vangjeli në studion e emisionit Të Paekzpourti në MCN TV deklaroi se ish-zyrtari i FBI-sw, McGonigal ka takuar nw Shqipwri politikanw, gjyqtarw, prokurorw dhe njerëz të ligjit dhe se askush nuk do ta refuzonte me atë kartvizitë që kishte.

Nga ana tjetër Vangjeli tha se, një javë pasi plasi skandali, në Tiranë i është bërë gjyqi dhe i është dhënë dënimi McGonigal, duke e quajtur edhe vrasës me pagesë.

Lista e atyre që ka takuar McGonigal është shumë e gjatë dhe tani duhet pyetur kë nuk ka takuar. Mes tyre ka shumë politikanë, shumë biznesmenë, shumë gjyqtarë dhe prokurorë. Sot jemi ende shumë larg mundësisë për të dhënë prova, por mund të hedhim dritë për spekulimet që bëhen në Tiranë. Bëhet fjalë për shuma në miliona euro që janë marrë në Shqipëri dhe në Kosovë, në premtim të shërbimeve të mundshme hipotetike që mund të bëheshin, që po thuhen nga vetë viktimat që kanë paguar shifra të konsiderueshme. Ka pretendime që, në mënyrë të tërthortë, është tentuar të ndërhyhet në procesin e vettingut, duke kërkuar garanci që dikush e kalon ose jo. Shqiptarët kanë parë më së paku një film triller amerikan dhe kanë idenë se FBI-ja është bën gjithçka dhe kushdo që vjen me këtë stampë në fanellë nga pas është gati-gati si një i dërguar i Zotit. Nëse shikon prej një jave në gjithë çfarë ka ndodhur në hapësirën mediatike shqiptare në studio e portale dhe brenda në politikë, përpara se të ndodhë në SHBA, ne i kemi bërë gjyqin, kemi caktuar fajësinë dhe e kemi shpallur fajtor ish-zyrtarin e lartë të FBI-së, madje duke e rikualifikuar akuzën që e kanë bërë amerikanët në Nju Jork dhe Uashington, nga Tirana është arritur kulmi sepse është konsideruar edhe si vrasës me pagesë.

Më tej ai shtoi se sot është e qartë, sipas akuzës, që të gjitha vizitat e tij, në detyrë apo kur kishte dalë në pension, ishin private, por askush në Tiranë, që do t’i prezantohej, nuk do ta refuzonte atë kartvizitë, do ta pranonte ta takonte dhe askush prej tyre nuk do t’i thoshte se me çfarë cilësie vjen, kush t’i paguan shpenzimet, çfarë synimesh keni, keni njoftuar apo jo zyrtarët amerikanë për këto udhëtime e kështu me radhë. Sipas tij, kjo është ajo pjesa për një moment reflektimi për shtetbërje apo qytetarë seriozë të një shteti serioz.

Ajo që ne na intereson janë vetëm dy momente që ka të bëjë me rolin e mundshëm të Edi Ramës në dhënien e të dhënave të njohurive, fakteve, provave të një shqetësimi për mundësinë e lobimit me paratë ruse në SHBA dhe nëse ka provohet të ketë ndonjë lidhje të një marrëdhënie financiare mes zyrtarit të FBI dhe personazhit të famshëm Agron Neza kam përshtypjen se do të dëgjojmë një nga ato historitë e famshme si historia e atij që shiti kullën e sahatit. Edhe këtu në Tiranë më rezulton se janë shitur kaq kulla sahati sa s’ka ku të shkojë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy