FactCheck/ Gjykata urdhëron të mbyllet në spital, Gerti Shehu lë qelinë e burgut (VIDEO)

FactCheck/ Gjykata urdhëron të mbyllet në spital, Gerti Shehu lë qelinë e burgut (VIDEO)

Pas këtij moment Gerti Shehu do të neutralizohej nga simpatizantët e PD që ishin mes turmës duke ju drejtuar protestës. Ky incident ndodhi në një ditë kur në tiranë po mbahej samiti BE Ballkani perëndimorë, ndërsa vetë Berisha pasi u sulmua akuzoi Kryeministrin Rama se qëndronte pas dhunës. Për plot 5 muaj prokuroria dhe policia kryen hetime, por në fund mjekësia ligjore konkludoi e Gerti Shehu ishte i papërgjegjshëm para ligjit. Kjo pasi ai vuan nga probleme të shëndetit mendorë dhe do duhet të kurohej në një spital. Për tre seanca me radhë drejtësia shqiptare dhe gjykata e Tiranës kërkuan që i pranishëm të ishte edhe ish kryeministri Berisha në cilëson e personit të dëmtuar. Publikisht Berisha tha se e falte Shehun, ndërsa mesditën e 20 Korrik dhoma penale vendosi ta pushojë akuzën nga Shehut. Është ky vendimi i siguruar nga FactCheck ku me kërkesë të prokurorisë është vendosur pushim i çështjes ndaj Shehut dhe mjekim e shtrim në spital për të riun. Mamaja e Gerti Shehut e cila ka qenë e pranishme në këtë seancë, ka deklaruar se kërkon që djalin t’ia vendosin në një burg afër për të patur mundësi fizike ta takojë pasi edhe ajo aktualisht vuan nga sëmundje e rëndë dhe po kurohet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy