Bashkia e Tiranës prezanton planin urbanistik, Olli: E hartuan për një vit, na kerkojnë ta miratojmë për 5 ditë

Bashkia e Tiranës prezanton planin urbanistik, Olli: E hartuan për një vit, na kerkojnë ta miratojmë për 5 ditë

Bashkia e Tiranës prezantoi paraditen e sotme planin urbanistik të kryeqytetit. Kryebashkiaku Erion Veliaj e cilësoi si të domosdoshëm këtë plan, duke theksuar se sheshe dhe hapësira publike do të ndërtohen edhe në periferi si dhe 20 shkolla të reja do t’I shtohen kryeqytetit.

“Ndryshimi demografik dhe gjeografik sillte nevojën absolute për një plan të ri. Duhet të ndërtojmë sheshe dhe hapësira publike edhe në lagjet periferike. Në Tiranë duan të vijnë të gjithë dhe ne nuk mund të vëmë doganë, por duhet që ta zhvillojmë qytetin tonë. Por, edhe bashkitë e tjera duhet të planifikojnë si të mbajnë qytetarët e tyre”, tha Veliaj. 

“Të gjithë bashkë kemi bërë një Tiranë më të jetueshme, por ritmet e rritjes së qytetit nuk na lënë që të rrimë pushim. Kemi në plan për 20 shkolla të reja. Plani për herë të parë vendos në hartë shkollat e reja”, shtoi Veliaj.

Ndërsa kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli, theksoi se nuk ka pasur transparencë për këtë plan. 

“Nuk ka pasur aspak transparencë. Nëse për këtë plan punohet prej një viti, neve na është dhënë vetëm para dy ditësh. Nuk e kemi përpunuar dot materialin për 48 orë. Doja që të ndiqej rregulli ligjor, që sot të ishim në fazën e pranimit të planit. Po na kërkohet ta votojmë këtë plan pas 3 ditësh dhe kjo është skandaloze”, deklaroi Olli.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy