Milardieri indian akuzohet se ka përfituar nga konflikti në Ukrainë

Milardieri indian akuzohet se ka përfituar nga konflikti në Ukrainë

Lakshmi Mittal, kryetari ekzekutiv i grupit të çelikut Arcelor Mittal, dyshohet se ka përfituar nga konflikti në Ukrainë.

Kështu del nga një investigim i përbashkët i kryer nga gazeta britanike The Times dhe organizata joqeveritare Global Witness.

Miliarderi indian, aksioneri kryesor i prodhuesit të dytë më të madh të çelikut në botë, zotëron një pjesë të një kompanie, president i së cilës është djali i tij, e cila ka blerë naftë ruse me vlerë 2.75 milionë euro që nga pushtimi i Ukrainës.

Këto importe, sipas hetimeve, kanë sjellë në arkat e Kremlinit vlerën e qindra milionë eurove, sipas vlerësimeve të bazuara në detyrimet e eksportit rus.

Në vitin 2007 Mittal ndihmoi në themelimin e Hpcl-Mittal Energy Limited (Hmel), një sipërmarrje e përbashkët midis kompanisë publike Hindustan Petroleum Corporation Limited dhe Mittal Energy Investments, një kompani në pronësi të familjes së sipërmarrësit.

Të dyja palët zotërojnë 49 përqind të HMEL, me pjesën tjetër të mbajtur nga institucionet financiare në Nju Delhi. Djali i Lakshmit, Aditya, është edhe CEO i ArcelorMittal dhe kryetar i Hmel.

Para pushtimit të Ukrainës, kompania importonte sasi të vogla nafte bruto ruse, por në maj 2022, tre muaj pas pushtimit të Ukrainës, Hmel filloi të importonte sasi të mëdha nafte.

Muajin e kaluar, sipas kompanisë Kpler, e cila monitoron trafikun e lëndëve të para, Hmel importoi rreth 232 mijë fuçi naftë ruse në ditë. Të dhënat e Kpler tregojnë se kompania e lidhur me Mittal importoi rreth shtatë milionë ton naftë ruse vetëm në 18 muajt e parë të luftës.

Bazuar në tarifat e vendosura nga Rusia për eksportet e saj të naftës, blerjet e Hmel vlerësohet se i kanë sjellë Kremlinit ekuivalentin e rreth 722.8 milionë eurove në shtatë muajt e parë të 2023. Këto operacione nuk shkelin asnjë ligj apo sanksion pasi India nuk i është bashkuar masave financiare të miratuara kundër Rusisë që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë, por, përkundrazi, është bërë një nga vendet kryesore importuese të naftës ruse.

India aktualisht përbën rreth një të katërtën e të gjitha eksporteve ruse të naftës së papërpunuar dhe të rafinuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy