Prokuroria e Tiranës del me deklaratë lidhur me arrestimet e ndodhura ditën e sotme tek Spitali i Traumës, duke konfirmuar arrestimin e mjekut reanimator, shoqërimin e një mjekeje tjetër dhe të një infermiereje, të cilët akuzohet se merrnin para nga pacientët për kryerjen e skanerëve.
Sot më datë 23.09.22, pas një pune hetimore disa javore me metoda speciale të hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, u finalizua operacionit policor ‘Skaneri’.
Nga veprimet hetimore të kryera për llogari të procedimit penal nr.6013, viti 2022, u kap në flagrancë dhe u bë shoqërimi në ambientet e drejtorisë vendore të policisë Tiranë, i shtetasve të mëposhtëm Fitim Marku, me profesion mjek reanimator; K.B., me detyrë infermiere dhe S. B., me detyrë mjeke.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezultonte se këto shtetas, merrnin shuma të konsiderueshme parash nga pacientë të ndrydhëm për kryerjen e skanerave pranë Spitalit të Traumës në Tiranë.
Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e veprimeve të tjera të kryera edhe nga personel tjetër mjekësor i përfshirë në këtë skemë korrupsioni.



