Kryeministri Edi Rama komentoi në konferencën e fundvitit dhe skandalin me pagat të ndodhur pak ditë më parë.
Rama u shpreh se ky skandal tregoi dhe një herë problematikat me deklarimin e pagave nga bizneset. Ai u shpreh se bizneset duhet të jenë transparente me deklarimin e pagave dhe për këtë kanë afat deri më 20 janar, pasi deklarimi I pasaktë I pagës gjobitet dhe konsiderohet evazion fiskal.
Me pagat ka ndodhur një ngjarje shumë shëmtuar dhe shqetësuese, por pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë, ku po heton në mënyrë intensive. Besoj se shumë shpejtë do kemi rezultate dhe kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit.
“Jo çdo e keqe vjen vetëm për keq', ekspozimi i dhënave personale që lidhen me pagat është i papranueshëm, por sot ka një pasqyrë domethënëse në sytë e të gjithë shqiptarëve, dhe askush nuk do të mund të ma thotë se po sulmojmë askënd, duke filluar nga mediat nga pagat tuaja.
Është një situatë e pranueshme dhe askush nuk na thotë dot se po sulmojmë mediat, duke kërkuar prej atyre që të vetë-rregullojnë deklarimet. Drejtoria e Tatimeve do të nisë një letër për të gjithë tatimpaguesit me deklarime shqetësues të cilat rezultojnë me mospërputhje flagrante, duke u kërkuar që të vet rregullohen me deklarime të reja deri më 20 janar. Në rast mos rregullimi do të ketë hetim të thelluar për evazion. Në rast të pasaktë dënohet me burg.



