Gjykata e Korçës ka lënë në burg Bledar Duron, mësuesin që akuzohet se ka ngacmuar seksualisht dy nxënëse.
45-vjeçari i cili ushtronte profesionin në shkollën 9-vjeçare "Sotir Gurra", dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, nëpërmjet aplikacionit “WhatsApp”, dy 14-vjeçare, nxënëse të këtij institucioni arsimor.
Vajzat së bashku me prindërit i janë drejtuar komisariatit të policisë së Korçës për të denoncuar rastin.



