Xhunga flet për dhunën: Ka efekt absolutisht të keq, kur kam qenë e vogël babai më ka qëlluar

Xhunga flet për dhunën: Ka efekt absolutisht të keq, kur kam qenë e vogël babai më ka qëlluar

Gazetarja Rudina Xhunga ishte personazhi i mbrëmjes së sotme me të cilin moderatori Mustafa Nano realizoi lojën me pyetje në emisionin "Arnautistan" në MCN TV.

Gjatë emisionit një nga pyetjet për të ishte edhe nëse është dhunuar ndonjëherë nga prindërit kur ka qenë e vogël. Xhunga tregoi se është qëlluar nga babai i saj ndërkohë që shtoi se dënon absolutisht dhunën duke folur edhe për efektet negative të saj.  

Pjesë nga intervista:

Ty mamaja të ka dhënë ndonjë pëllëmbë?

Xhunga: Mami jo, por babai po. Isha fëmijë rebel.

Shpulla e babait ka bërë një efekt të keq tani që e mendon?

Xhunga: Të keq absolutisht, e shikoja gjith inatë dhe nuk qaja. Nuk e duroj dot dhunën. Madje edhe tani kur flas me time bijë, ajo ul kokën kur dikush puthet në ekran dhe unë i them nuk është turp puthja është turp dhuna.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy